Vëllezër dhe Motra në Jezusin!


Një lajmerim i veçantë nga Rrjeti i Lutjes. Ju falenderojmë për vitet që keni qenë besnik në Rrjetin e lutjes, për përkushtimin tuaj në lutje dhe agjërim për kombin! Jemi shumë mirënjohës!! Duam t’ju inkurajojmë dhe të shprehim mirënjohjen tonë ndaj jush, në emrin e çmuar të Jezusit, për gatishmërinë tuaj në lutje dhe përgjërime ndaj Perëndisë së bashku, si trupi i Krishtit për këte komb. Ashtu si Fjala e Zotit thotë tek 2 Kronikasve 7:14, ne kemi parë se si Zoti u është përgjigjur lutjeve, si dhe kemi dëgjuar dëshmi të ndryshme për jetë të transformuara nga Jezusi. Ne kemi parë bekimin e Zotit në unitetin e vëllezërve dhe motrave në lutje. Ne besojmë, që erdhi koha të ndalojmë dërgimin e kërkesave të lutjes çdo muaj dhe duam t’ju informojmë se ne kemi ndaluar SMS-të, për arsye se ne kemi ndjerë nga Zoti që Ai po bën gjëra të reja. Ai ka ndezur zjarrin e lutjes në Kishen e Tij. Ne kemi kuptuar që Zoti po na thërret në një marrëdhënie më të afërt me të. Ai po na therret të qendrojmë më shumë në prezencën e Tij dhe ta adhurojmë Atë. Dëshira e tij është që ne të ulemi dhe ta dëgjojmë zërin e Tij, që të kuptojmë më mirë se ç’farë Ai dëshiron dhe se ku po na drejton. Sa më shumë cilësore dhe e kushtueshme të jetë koha jonë me Jezusin, aq më shumë fryte do të korrim. 


Ne do të vazhdojmë të thërrasim kombin në agjërim, në fillim të vitit që po vjen, si dhe do t’ju kujtojmë ndonjë herë për rastet e veçanta, për lutje dhe agjërim. Ju falenderojmë shumë! Keni qenë inkurajim për ne, me sms-të dhe emailet tuaja, duke na konfirmuar për qëndresën tuaj në lutje. 


Shumë faleminderit dhe Zoti ju bekoftë në familjet tuaja dhe shërbesat që Ai u ka besuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *