(English Below)

Arti, reklama dhe media

  1. Le të lutemi që gjatë muajit Dhjetor shumë njerëz në shtëpitë dhe në bizneset e tyre do të shprehin nëpërmjet artit Jezusin dhe dashurinë e tij në Krishtlindje. Le të jetë atje gëzimi i vërtetë i Zotit i shprehur gjatë gjithë vitit përmes artit dhe medias që do të drejtojë njerëzit tek
    Krishti dhe lindja e Tij. “Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë
    i përjetshëm, Princ i paqes” (Isaia 9:6)
  2. Le të lutemi që televizioni dhe radio do të jenë të mbushur gjatë gjithë muajit plot me programe ungjillizuese, dokumentarë, që do të na cojnë tek Jezusi dhe lindja e tij. Le të lutemi që shumë do t’i përgjigjen dashurisë së Jezusit dhe do të vijnë tek ai gjatë këtij muaji përmes
    këtyre programeve.

Bizneset dhe tregjet

  1. Zot, ne lutemi që të gjithë të Krishterët kur punojnë dhe bashkëpunojnë me njeri tjetrin në këtë jetë do të jenë totalisht të besueshëm në të gjitha gjërat. Për shembull, blerja e biletës së
    autobuzit apo blerja e frutave, që ne si të krishterë do të jemi plotësisht të besueshëm dhe do të nderojmë Perëndinë dhe Qeverinë, atë qeveri që Ai ka vendosur. “Kush është besnik në të vogla, është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdhatë” (Luka 16:10)
  2. Atë, lutemi që ne do të kemi dëlirësi në shtëpinë tënde në Shqipëri. Që egoizmi dhe dashuria për paranë do të crrënjosen nga kisha jote. Ne lutemi që shtëpia jote të jetë një shtëpi lutjeje në Shqipëri. “Éshtë shkruar: “Shtëpia ime është shtëpi e lutjes, por ju e bëtë shpellë kusarësh” (Luka 19:46)

Kisha dhe besimi

  1. Zot, na ndihmo të shikojmë veten tonë ashtu si na shikon ti. Fëmijë të dashur dhe të nderuar; jo për shkak të pozitës apo aftësive por për shkak të faktit që ti na adoptove. Na ndihmo të dimë që e vetmja gjë e mirë në ne është JEZUSI! “Kështu edhe ju, kur të keni bërë të gjitha ato
    që ju urdhërohen, thoni: Jemi shërbëtorë të padobishëm. Bëmë atë që kishim detyrë të bënim” (Luke 17:10)
  2. Jezus ne kërkojmë që të thyesh zemrat tona dhe të bësh me të vërtetë që ne të kemi një zemër si e jotja. Sepse zemra jote është e bukur! “Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.” (Psalmi 51:17)

Kujdesi shëndetësor

  1. Frymë e Shenjtë, ne kërkojmë që punonjësit e krishterë të kujdesit shëndetësor do të dinë dhe do të jetojnë me të kuptuarin që Mbretëria e Perëndisë është në ta. Që ata do të ecin me pastërti, frikën e Zotit, me mrekulli dhe shërime dhe me hir. “dhe as nuk do të mund të thuhet:
    “Ja, këtu,” ose: “Ja, atje”; sepse ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush.” (Luka 17:21)
  2. Zot, na ndihmo të jemi falenderues ty për cdo dhuratë të mirë që na jep. Na ndihmo të nderojmë dhe të falenderojmë Perëndinë për shëndetin që ai na jep dhe për kujdesin shëndetësor që ai ka siguruar për ne dhe që do të vazhdojë ta përmirësojë për ne. “Dhe një nga
    ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë. Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan. Jezusi atëherë filloi të thotë: “A nuk u shëruan që të dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët?” (Luka 17:15-17)

Edukimi

  1. Jezus, ne të lutemi që gjatë muajit Dhjetor në cdo shkollë do të hapen dyert për kishat dhe organizatat e krishtera që të ungjillizojnë dhe t’u shërbejnë fëmijëve dhe mësuesve në emrin e Jezusit. Ne lutemi që njerëzit do të vijnë tek Krishti përmes këtyre shërbesave. “Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre” (Mateu 1:21)
  2. Zot, lutemi që në cdo shkollë në Shqipëri, fëmijët do të ndihen të dashur, të pranuar dhe të nderuar nga mësuesit dhe drejtorët. Që fëmijët kurrë nuk do të dëgjojnë fjalë mosrespekti por që ata do të ndihen të dashur. “Atëherë Jezusi i thirri fëmijët pranë vetes dhe tha: i lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.” (Luka 18:16)

Familja

  1. Ne të falenderojmë ty Atë qiellor, që dërgove Jezusin birin tënd të vetëm, në mënyrë që ti të na birësosh dhe të na sjellësh në familjen tënde si djem dhe vajza! Na ndihmo ne të kuptojmë që ishte kënaqësia jote e vërtetë dhe dëshira jote të na birësoje si vajza dhe djem! “Duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet.” (Efesianët 1:5)
  2. Jezus, ne të falenderojmë që ti linde në një grazhd pa ujë të rrjedhshëm dhe krevat. Na ndihmo të jemi falenderues për bekimet që na ke dhënë këtu në Shqipëri. Në vend që të ankohemi për qeverinë dhe për situatat tona, le të jemi falenderues ty përditë dhe vazhdimisht si familja e Perëndisë!

Qeveria

  1. Atë Perëndi, na ndihmo që kushdo që është duke “drejtuar” kishën apo duke udhëhequr në qeveri, do të jenë ata që do të shërbejnë në cfarëdolloj mënyre. “Por me ju mos qoftë kështu; madje më i madhi ndër ju le të jetë si më i vogli dhe ai që drejton si ai që shërben.” Luka 22:26)
  2. Zot, ne kërkojmë që qeveria e Shqipërisë do t’i bindet urdhërave të Zotit dhe do të bëjë vullnetin e Tij. Ne lutemi që Shqipëria do të jetë e njohur si një komb që nderon dhe i lutet Zotit! “Me urdhër të Zotit fushonin dhe me urdhër të tij viheshin në lëvizje; respektonin urdhrin
    e Zotit, simbas asaj që ai kishte urdhëruar me anë të Moisiut.” (Numrat 9:23)

Fokus mbi një mision të veçantë – Kisha e Persekutuar– Ukraine

  1. Ndërsa dëgjojmë atë që po ndodh në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë ka një nevojë të madhe dhe urgjente për lutje, për të ndërhyrë para Fronit të Hirit dhe të Mëshirës për këtë situatë, për popujt dhe kishën atje
  2. Kisha në Ukrainë po lutet për paqe, integritet dhe një pozitë të pandarë të vendit, tokës, kombit dhe fitore në këtë situatë, që të ndalohet pushtimi Rus, Isaia 54:17
  3. Te lutemi për paqe në mendjet dhe zemrat e njerëzve në Ukrainë, kjo pasi në zonat e pushtuara nga Rusët, kishat ungjillore janë mbyllur menjëherë dhe kanë vuajtur përndjekje; irf.in.ua/files/publications/2018.10.24-IRF-Report-ENG.pdf 
  4. Për lirimin e marinarëve Ukrainas që janë zënë rob nga forcat Ruse
  5. Lutemi që Perëndia do të mbrojë Hebrenjtë që janë në këtë zonë, ( rreth një milion ) të cilët do të detyrohen të shpërngulen në rast shpërthimi të një lufte.
  6. Lutemi që vetë Hebrenjtë do t’i kuptojnë këto shenja “resh errësire” dhe të konsiderojnë largimin për në Izrael, para se një luftë të shpërthejë
  7. Lutemi që kisha do të jetë e përgatitur për një kohë të tillë të vështirë dhe do të jetë gati që të jetë një bekim, nëse kohë të tilla më të vështira do të vijnë.
  8. Që kisha do të jetë një përgjigje nga Perëndia për popullin Ukrainas në këtë kohë 
  9. Lutemi që Perëndia do të drejtojë mendjet dhe vendimet e presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës për paqe, sipas 1Tim 2:1-5
  10. Lutemi që kisha Ruse do të kuptojë dhe do të ushtrojë rolin e saj për të ndërhyrë për paqe në atë rajon dhe që populli dhe qeveria e tyre do të jenë paqësore
  11. Lutemi për gjëra të tjera që Fryma do të na vërë në zemër në këtë kohë për situatën në Ukrainë.

——————————————————————————————————————–

Arts, Entertainment, and Media

  1. Let us pray that during the month of December many people will display art on their homes and in their businesses that expresses Jesus and His love at Christmas. Let there be the true joy of the Lord in art and media expressed all year that leads people to Christ and His birth. “For to us a child is born, to us a son is given, and the government will be on his shoulders. And he will be called Wonderful Counselor, Mighty God, Everlasting Father, Prince of Peace.” (Isaiah 9:6)
  2. Let us pray that the television and radio will be full of evangelical programs and documentaries that point us to Jesus and His birth all month long. Pray that many will respond to the love of Jesus and come to Him this month through these programs.

Business and the Market Place

  1. Lord, we pray that all Christians, when working and interacting in life, will be totally trustworthy in all things. All the way down to buying bus tickets and buying fruit at the market, we pray that we, as Christians, would be totally trustworthy and honoring to God and the government: the government He has put into place. “Whoever can be trusted with very little can also be trusted with much, and whoever is dishonest with very little will also be dishonest with much.” (Luke 16:10)
  2. Father, we pray that there will be true purity in Your house in Albania. We pray that selfishness and the love of money will be rooted out of your church. We ask that your house will be a house of prayer in Albania. “It is written,” he said to them, “‘My house will be a house of prayer’; but you have made it ‘a den of robbers.’” (Luke 19:46 NIV)

Church and Religion

  1. Lord, help us to see ourselves as you see us. Loved and honored children; not because of our positions or abilities but because of the fact that you adopted us. Help us to know, the only good in us is JESUS! “So you also, when you have done everything you were told to do, should say, ‘We are unworthy servants; we have only done our duty.’” (Luke 17:10)
  2. Jesus, we ask you to break our hearts and truly cause us to have a heart like yours. Because your heart is beautiful! “My sacrifice, O God, is a broken spirit; a broken and contrite heart you, God, will not despise.” (Psalm 51:17)

Healthcare

  1. Holy Spirit, we ask that Christian health care workers will know and live with the understanding that the Kingdom of God is within them. That they will walk with purity, fear of the Lord, with miracles and healings, and with grace. “Nor will people say, ‘Here it is,’ or ‘There
    it is,’ because the kingdom of God is in your midst.” ( Luke 17:21NIV)
  2. Lord, help us to be thankful to you for every good gift that you give us. Help us to honor and thank the Lord for the health that he gives us and the health care system that He has provided for us and will continue to improve for us. “One of them, when he saw he was healed, came back, praising God in a loud voice. He threw himself at Jesus’ feet and thanked him—and he was a Samaritan. Jesus asked, “Were not all ten cleansed? Where are the other nine?” (Luke 17:15-17 NIV)

Education

  1. Jesus, we pray that during the month of December many doors will be open to churches and Christian organizations to evangelize and minister in schools to the children and teachers in Jesus name. We pray that people will come to Christ through these ministries. “She
    will give birth to a son, and you are to give him the name Jesus, because he will save his people from their sins.” (Matthew 1:2)
  2. Lord, we pray that in schools in Albania children will feel loved and accepted and honored by their teachers and directors. We pray that children will never hear words of disrespect but instead will feel loved. “But Jesus called the children to him and said, “Let the little children come to me, and do not hinder them, for the kingdom of God belongs to such as these.” (Luke 18:16)

Family

  1. We praise you, Heavenly Father, for sending your One and Only Son Jesus, so that you might adopt us and bring us into your family as other sons and daughters! Help us to understand that it was you true pleasure and will to adopt us as sons and daughters! “He predestined us for adoption to sonship through Jesus Christ, in accordance with his pleasure and will.” (Ephesians 1:5 NIV)
  2. Jesus, we thank you that you were born into a stable without running water or a bed. Help us to be thankful for the blessings that you have given to us in Albania. In the place of complaining about our government and our situations help us truly be thankful and praise you daily and continuously as the family of God!

Government

  1. Father God, help those of us who are in church governments and those who are in the nation’s government, the ones who “rule,” to be the ones who serve in every way. “But you are not to be like that. Instead, the greatest among you should be like the youngest, and the one who rules like the one who serves.” (Luke 22:26 NIV)
  2. Lord, we ask that the government of Albania will obey the Lord’s commands and do His will. We pray that Albania will be known as a nation that honors and obeys the Lord! “At the LORD’s command
    they encamped, and at the LORD’s command they set out. They obeyed the LORD’s order, in accordance with his command through Moses.” (Numbers 9:23 NIV)

Persecuted Church– Ukraine

  1. As we hear about what is currently happening at the border between Ukraine and Russia, there is a need for urgent prayer, to intercede before the Throne of Grace and Mercy for this situation, for the people and Church there.
  2. The Church in Ukraine is praying for peace, integrity, and an undivided position of the nation, land, and victory in this situation, which will stop the Russian oppression. (Isaiah 54:17)
  3. Let us pray for peace in the minds and hearts of the people of Ukraine, since in the zone that has been taken over by Russia, the Evangelical Church have been closed immediately and suffered persecution. irf.in.ua/files/publications/2018.10.24-IRF-Report-ENG.pdf 
  4. For the freedom of Ukrainian marines that have been taken captive from Russian forces.
  5. Pray that God will protect Jews that are in this areas (about a million) which will be required to leave in the case of an explosion of war in the area.  
  6. Pray that Jews themselves will understand these signs “of darkenss” and will consider moving to Israel before a war begins to take place.
  7. Pray that the Church will be prepared for difficult times and will be ready to be a blessing in the case that more difficult times come.  
  8. Pray that the Church will be an answer from God for the people of Ukraine during this time.  
  9. Pray that God will direct the mind and decisions of the Presidents of Russia and Urkaine for peace according to 1Timothy 2:1-5.
  10. Pray that the Russian Church will understand and take her role to intercede for peace in this region and that their people and government will be peaceful.
  11. Pray for other things that the Spirit will bring in each heart during this time and situation in Ukraine.

Dhjetor 2018/December 2018

You May Also Like

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *