• Arti dhe Media
    1. Lutuni për sy për të parë dhe vesh për të dëgjuar në familjet kur shumë kohë është shpenzuar për të parë mediat që nuk na afrojnë me Jezusin. Lutuni që ne do të dëshirojmë kohë me Jezusin më shumë se kohe duke argëtuar nga media. (Psalmi 101: 3) “Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do lejoj të bëhem si ata.”
    2. Lutuni për investime në organizatat ekzistuese të mediave të krishtera. Që shqiptarët dhe të huajt të investojne në mediat e krishtera dhe zgjerimin e saj. (Galatasve 6: 8) “Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.”
  • Bizneset dhe tregjet
    1.Le të lutemi që paratë e të krishterëve do të shkojnë për gjëra që e nderojnë Perëndinë dhe që do të ndikojnë të tjerët për Krishtin. Lutemi që ne do të bëhemi edhe më të kujdesshëm në lidhje me shpenzimin e parave, për të parë nëse është vullneti i Perëndisë apo dëshirat tona të mishit. (2 Korintasve 9:7) “Secili le të veprojë ashtu si ka vendosur në zemrën, as me keqardhje as nga shtrëngimi, sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar”
    2.Le të lutemi që Perëndia do të shkund cdo gjë që ka nevojë të shkundet dhe që pronarët e bizneseve të Krishterë do të kenë frikë Zotin dhe do ta nderojnë Atë në të gjitha praktikat e tyre të biznesit.
  • Kisha dhe besimi
    1.Le të lutemi që ne si kishë do të duam Perëndinë dhe jo paratë. Lutemi që Perëndia do të thyej cdo lloj dëshire për gjërat materiale. Që ne do të themi ashtu si Pali tha: “Unë di të jem i përunjur dhe di të jetoj edhe në bollëk; në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar të nginjem dhe të kem uri, të kem me tepri dhe të vuaj në ngushticë.” (Filipianët 4:12)”
    2.Le të lutemi për VUSH dhe AEP që do të jenë në të njëjtën mendje në Perëndinë dhe do të dinë vullnetin e Tij për cdo vendim që do të ndikojë kishën në Shqipëri. Lutemi që Perëndia do të mbrojë AEP dhe VUSH nga armiku dhe planet e Tij.
  • Kujdesi shëndetësor
    1.Le t’i kërkojmë Perëndisë që të bekojë me urtësi mjekët dhe infermierët e Shqipërisë, në mënyrë që të trajtojnë pacientët sipas mënyrës që Perëndia dëshiron. Le të kërkojmë që mjekimi do të jepet sipas vullnetit të Perëndisë dhe trajtimi do të jetë korrekt. Le të lutemi që mjekët dhe infermierët të cilët nuk kanë dëshirën që t’i binden Perëndisë dhe dëshirave të tij për t’u bërë mirë pacientëve, të largohen nga pozicionet e tyre (Galatasit 6:9-10). “Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet. Prandaj, sa të kemi rast, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.”
    2.Le të lutemi që institucionet mjekësore do të kenë investime si nga shqiptarët ashtu edhe të huajt për të përmirësuar spitalet, me ambjente të pastra, mikpritëse dhe pa korrupsion, dhe me dashuri për krijesat e Perëndisë që do t’i vizitojnë ato.
  • Edukimi
    1.Ndërkohë që në Shtator do të fillojë shkolla, ne i kërkojmë Atit tonë qiellor të përgatisë rrugën që ky vit shkollor do të jetë plot me bekimet e Perëndisë për studentët dhe mësuesit. Le të lutemi që më shumë dyer do të hapen për të Krishterët në shkollat në Shqipëri dhe mbrojtja e Perëndisë do të jetë përgjatë gjithë vitit 2018-19 në Shqipëri.
    2.Le të lutemi për programin mësimor që do të përdoret në vitin 2018-2019. Le të lutemi që e vërteta do të paraqitet në ato materiale. Le të lutemi që të Krishterët do të kenë influencë në vendimet që merren rreth teksteve shkollore në shkollat në Shqipëri. Le të lutemi që Perëndia do të tregojë veten e tij tek studentët përmes programeve mësimore në shumë mënyra. (Gjoni 8:32) “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”
  • Familja
    1.Le të lutemi që fëmijët që do të rriten në Shqipëri do të dinë që ata janë të dashur nga Ati i tyre tokësor dhe Ai qiellor. Që fëmijët do të dinë dhe do të jenë të sigurtë, rreth Dashurisë së Atit dhe që ati i tyre tokësor do të jetë një shembull i mirë i Krishtit tek ata. “Ati vetë në fakt ju do, sepse ju më deshët mua dhe keni besuar se unë dola nga Perëndia.”
    2.Le të lutemi që prindërit do të kenë frikë nga Zoti dhe nuk do të shpallin fjalë mallkimi mbi fëmijët e tyre. Lutemi që fjalët që do të fliten mbi fëmijët do të jenë plot me bekime dhe dashuri nga anëtarët e familjes së tyre.
  • Qeveria
    1.Le të lutemi për gjykatat në Shqipëri. Le të lutemi që gjyqtarët do të jenë shërbëtorët e Perëndisë më të lartë. Le të lutemi që Perëndia do të hapë dhe do të mbyllë dyer, në mënyrë që gjykatësit do të jenë të pastër dhe do të nderojnë Perëndinë.
    2.Ne i kërkojmë Perëndisë që të pastrojë qeverinë Shqiptare nga korrupsioni dhe errësisa. Ne lutemi që errësira do të ekspozohet dhe ndiqet në mënyrë të drejtë në të gjitha sistemet e qeverisjes dhe gjithcka që ka nevojë që të shkundet, do të shkundet për të pastruar qeverinë nga e keqja. (2 Pjetrit 2:19) “Ndërsa u premtojnë atyre liri, ata vetë janë skllevër të prishjes. Sepse një bëhet skllav i atij që e mundi.”
  • Fokus mbi një mision të veçantë – Kisha e Persekutuar
    Somalia. Islami është besimi zyrtar atje, ku ekstremizmi Islamik dominon në qeveri dhe në klanet fisnore. Ka vetëm disa qindra besimtarë në një vend ku ka rreth 11 milionë banorë. Nuk ka ASNJË kishë të organizuar dhe besimtarët takohen në fshehtësi. Militantët islamikë vazhdimisht kërkojnë për të Krishterët në vend. Përndjekja vjen nga qeveria, militantët islamikë por edhe nga familja. Jetesa mbi baza fisnore por dhe qeverisja e dobët është shkak përndjekje.
    Kampet e njerëzve të zhvendosur janë me kushte çnjerëzore, sidomos për gratë dhe vajzat
    Kërkesa lutje: Për një qeveri që sjell drejtësi dhe liri të besimit, pasi ka shumë varfëri e vuajtje
    * Për mbrojtjen e Perëndisë për besimtarët në fshehtësi, për rritje frymërore për ata në kampe.
    * Për shpalljen e Ungjillin me: TV, internet, për somalezët që emigrojnë kryesisht në Evropë.
Gusht 2018

You May Also Like

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *